Aktualitet

Riatdhesimi/ I moshuari i pakënaqur: Absurde! Të kesh shtëpi në Durrës, e të flesh në Golem

20 Prill 2020, 21:01 Nga DOSJA
Riatdhesimi/ I moshuari i pakënaqur: Absurde! Të kesh shtëpi

TIRANË– Një prej shqiptarëve të riatdhesuar në vend nga Italia nuk e ka pritur mirë karantinimin në një hotel në Durrës.

I moshuari në një prononcim për Report Tv është shprehur se kishte një shtëpi në Durrës dhe nuk i dukej e drejtë që të karantinohej në Golem, megjithatë u shpreh se do t’i respektonte ligjet e shtetit.

“Po hajde më, të kesh shtëpi në Durrës e të rrihs në hotel. Rregullat e shtetit ne do t’i zbatojmë. Është jashtë llogjike, në Itali nuk karantinohen ata që kanë shtëpi. Na kontrolluan dhe s’kemi asgjë se edhe atje në karantinë kemi qënë,”-tha ai.

Shiko minutën e 4

 

Ditën e sotme, në Shqipëri janë riatdhesuar 232 shqiptarë nga Itali, më konkretisht nga qyteti i Romës dhe Barit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesimi i shqiptareve riatdhesimi i shqiptareve

Sondazh

Poll