Aktualitet

Llamallari thirrje qytetarëve: Kuptoni punën e policisë dhe rrezikun me të cilin ata përballen

20 Prill 2020, 19:05 Nga DOSJA
Llamallari thirrje qytetarëve: Kuptoni punën e policisë dhe

TIRANË- Në një lidhje direkte me Ora News, prefekti i Shkodrës, Besfort Lamallari, u shpreh se po synohet që të ndërgjegjësohen qytetarët për marrjen e masave. Lamallari apeloi qytetarët që ta kuptojnë punën e policisë dhe ta mirëkuptojnë, pasi ata përballen me rrezikun e shtuar edhe kundrejt infektimit në terren.

Besfort Lamallari: Ne synojmë që të ndërgjegjësojmë qytetarët për marrjen e masave pasi u shërbejnë si njerëzve ashtu edhe mjekëve dhe policisë, që janë përditë në terren dhe përballen me këtë situatë dhe mund të infektohen nga ky virus edhe pse janë në krye të detyrës. U bëj thirrje qytetarëve që të kuptojnë punën e policisë, si dhe të mirëkuptojnë rrezikun e shtuar që kanë ata duke u përballur me këtë fenomen. 

Fokusi ynë i veçantë ka qenë që të ndërgjegjësohen njerëzit që të mos shkelin fashat e orareve. Ndërhyrjet tona më imediate kanë qenë në tregje dhe në grumbullime masive. Sigurisht që kemi pasur edhe ndërhyrje me karakter ekonomik. Për sa i përket pagës së luftës, sigurisht që institucionet tatimore do të raportojnë në nivel qarku. 

(Marrë nga Ora News)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besfort llamallari besfort llamallari

Sondazh

Poll