Aktualitet

Balluku jep lajmin e mirë: Viena destinacioni i radhës që do shkojë “Air Albania”, do grumbullohen shqiptarët e mbetur

20 Prill 2020, 19:24 Nga DOSJA
Balluku jep lajmin e mirë: Viena destinacioni i radhës që do

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka treguar sot se do të ketë dhe një linjë të re të “Air Albania” për të riatdhesuar shqiptarët e mbetur jashtë. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Balluku tha se do ketë dhe fluturime nga Viena, për të grumbulluar shqiptarët si në Evropën Lindore, por dhe ata në SHBA e Kanada.

Po mendojmë të shtojmë dhe një destinacion tjetër që do jetë Viena, pasi aty ka akses dhe nga vendet e tjera. Nga Viena është më lehtë të hyhet dhe pasi ka fluturime nga Neë York dhe nga Toronto, për t’i dhënë mundësi dhe shqiptarëve që jetojnë në SHBA e Kanada”, tha ministrja.

Po ashtu ministrja tha se ky destinacion do përdoret dhe për të grumbulluar dhe shqiptarët që janë bllokuar dhe në Evropën Lindore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku operacioni i riadhesimit shqiptaret e mbetur jashte belinda balluku operacioni i riadhesimit shqiptaret e mbetur jashte

Sondazh

Poll