Aktualitet

Deklarata e biologut Et’hem Ruka: E kemi arritur pikun, fundi i epidemisë vjen shumë shpejt

20 Prill 2020, 19:59 Nga DOSJA
Deklarata e biologut Et’hem Ruka: E kemi arritur pikun, fundi i

TIRANË- Et’hem Ruka duke iu referuar evoluimit dhe grafikut të të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë shprehet se nuk mund të kuptohet kur e kemi arritur pikun e virusit, por në mënyrë indirekte nga shifra mbi 50% e të shëruarve kuptohet se piku ka kaluar tashmë.

Kam ndjekur diskutimet dhe më vjen keq që disa njerëz flasin për të dhëna të shkëputura. Të dhënat duhet para që dita e parë dhe se si kanë evoluar. Nëse shikohet me kujdes, është e vështirë të thuhet se Shqipëria i përmbahet asaj kurbës klasike që ka një fillim, një kulm dhe një rënie. Ka një grafik shumë i dhëmbëzuar. 4 pika kulmonte ku ka pasur nga mbi 20 të infektuar. Për mua, nëse do të niseshim nga numri i të infektuar unë nuk kam parë ndonjë pik.  Për mua kur kemi 50% të shëruar e konsideroj kalim të pikut në mënyrë indirekte. Për mua ky është një tregues domethënës”, u shpreh ai në një intervistë në Euro News

Biologu tha se kemi 56% të të prekurve të shëruar tashmë, se sipas tij ky është një tregues për të thënë se mund të ketë kaluar piku i pandemisë. Më tej ai shtoi se të dhënat e deritanishme janë shumë favorizuese për Shqipërinë, dhe parashikon që fundi i epidemisë në vendin tonë do të vijë shumë shpejt.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet et'hem ruka masat kunder covid 19 et'hem ruka masat kunder covid 19

Sondazh

Poll