Aktualitet

Balluku njofton të gjithë emigrantët që duan të kthehen: Do ketë dhe një valë të tretë të riatdhesimit

20 Prill 2020, 19:15 Nga DOSJA
Balluku njofton të gjithë emigrantët që duan të

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka thënë sot se procesi i riatdhesimit nuk do mbyllet këtë javë, por do vijojë ende.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Balluku u shpreh se do ketë dhe një valë të tretë të riatdhesimit, pasi shumë qytetarë këkojnë të vijnë në vend.

“Unë mendoj se nuk do të mbyllet riatdhesimi as me valën e dytë, pasi do ketë gjithmonë raste që duan të kthehen. Ka pasur njerëz të sëmurë dhe nuk kanë mundur që të vinin me fazën e parë. Nuk do pritet me thikë ky proces, pasi është një proces dinamik dhe nuk mund të mbyllet dot në këtë moment”, tha Balluku.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku operacioni i riatdhesimit shqiptaret e mbetur jashte belinda balluku operacioni i riatdhesimit shqiptaret e mbetur jashte

Sondazh

Poll