Aktualitet

Riatdhesimet/ Mbërrin avioni i dytë me shqiptarë nga Italia, 132 shqiptarë vijnë nga Roma

20 Prill 2020, 18:04 Nga DOSJA
Riatdhesimet/ Mbërrin avioni i dytë me shqiptarë nga Italia, 132

TIRANË– Ka mbërritur avioni i dytë brenda ditës nga Italia me shqiptarë që kanë kërkuar të riatdhesohen. Nga Roma, me 60 minuta me vonesë kanë ardhur plot 132 shtetas shqiptarë. Pas kontrollit në aeroport, udhëtarët do të dërgohen me autobusë në Durrës ku edhe do të duhet që të karantinohen për 14 në një nga hotelet e zgjedhura nga qeveria. 

Shqiptarët u kthyen në atdhe me të njëjtin avion që dërgoi në Itali, ekipin mjekësor prej 60 mjekësh dhe infermierësh, ndërsa gjatë paradites 98 persona të tjerë erdhën nga Bari. 

Si do të bëhet aplikimi:

Fillimisht çdo emigrant që dëshiron të kthehet në atdhe duhet të rezervojë për 14 ditë hotelin në Shqipëri dhe pagesën e ushqimit do ta kryejë vetë. Pasi është bërë rezervimi i hotelit, qytetari do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e “Air Albania” ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes. Personat që do të aplikojnë sot, do të vijnë të shtunën në atdhe.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bari operacioni i riatdhesimit riatdhesimi i shqiptareve tirane bari operacioni i riatdhesimit riatdhesimi i shqiptareve tirane

Sondazh

Poll