Aktualitet

Gjendet një delfin në bregdetin e Vlorës, banorët e zonës e ndihmojnë të notojë sërish (VD)

20 Prill 2020, 18:35 Nga DOSJA
Gjendet një delfin në bregdetin e Vlorës, banorët e

VLORË- Një delfin është gjetur në bregdetin e Vlorës pasditen e sotme. Siç shihet dhe në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, delfini ka ngecur në bregun e detit dhe mezi lëvizte.

Ai është konstatuar nga disa banorë të zonës, të cilët nuk kanë hezituar ta ndihmojnë gjitarin ujor. Një prej tyre e kap prej bishti dhe tenton ta fusë në thellësi, por delfini duket se është i pafuqishëm për të lëvizur e notuar.

Videoja është filmuar në plazhin e Poros, në zonën e Novoselës, rreth një orë më parë. Mesazhi i qytetarit: Prsh joq esht gjetur nje delfin ne plazhin Poro Vlore faleminderit, sot para nje ore

(Marrë nga JOQ)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet delfin ne vlore delfin ne vlore

Sondazh

Poll