Aktualitet

“Nuk zbuluam asnjë rast”, Silva Bino: Testimet për COVID-19 janë bërë që në fund të janarit

20 Prill 2020, 20:55 Nga DOSJA
“Nuk zbuluam asnjë rast”, Silva Bino: Testimet për

TIRANË- Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive u shpreh se testimet për COVID-19 në Shqipëri kanë filluar në janar.

E ftuar sot në emisionin “360 gradë”, Bino tha se në janar nuk ka pasur asnjë rast, pasi është pasur mundësia e zbulimit me anë të testimeve. 

Sekuencat e virusit u ndanë për herë të parë nga shkencëtaret kinezë në 7 janar dhe u përgatitën kitet. Kitet ne i kemi pasur në fund të janar dhe qysh atëherë deri në shkurt kemi bërë testime. Sasia e testimeve ka qenë e konsiderueshme. Tamponët janë bërë me metodën molekulare qysh në janar. Ne kemi kontrolluar edhe veten tonë pranë Institutit të virologjisë në Gjermani. Kemi bërë testime te personat që kanë pasur temperaturë që kanë qenë në Kinë dhe te personat që kanë vdekur dhe mjekët kanë pasur dyshimet e tona. Nuk kemi gjetur asnjë rast me Covid, por kemi pasur raste me grip“, tha Bino. 

(A.B. Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 silva bino virusi ne shqiperi ne janar masat kunder covid 19 silva bino virusi ne shqiperi ne janar

Sondazh

Poll