Politike

Marrëveshja me Serbinë, Albin Kurti tregon prapaskenat: Thika në hartë dhe shampanjë, edhe po u ngritën dëshmorët nga va

20 Prill 2020, 19:28 Nga DOSJA
Marrëveshja me Serbinë, Albin Kurti tregon prapaskenat: Thika në

KOSOVË– Kryeministri në ikje i Kosovës, Albin Kurti i ftuar në emisionin “Çim Peka live” ka folur lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi në SHBA nën mbikqyrjen e emisarin Richard Grenell. 

Në fjalën e tij, Kurti tha se presidenti Hashim Thaçi nuk do të mund që të nënshkrujë një marrëveshje pa të, pasi për Kosovën duhet edhe aprovimi i kryeministrit. Ndërsa lidhur me Grenel-in, kreu i LVV tha se ai kishte dijeni por nuk i intersonte marrëveshja në vetëvete por vetëm firma e dy vendeve. 

“Një marrëveshje Thaçi-Vuçiç do të përfundohej me një shampanjë dhe tryezë do të kishin një hartë me thika. Unë nuk e bëj këtë gjë. Thaçi pa mua në Washingon nuk kishte gjë në dorë dhe ngeli me gisht në gojë siç themi ne Kosovë. Bëhet fjalë për një pazar ku Serbia do të merrte Veriun, ndërsa në anën tjetër maksimalisht do të kishin vetëm Presheves po pa Bujanovçin e Medvegjën. Do ndodhnin dy gjumtime shtetëror dhe territorial. Grenell besoj që nuk ka pasur dijeni për marrëveshjen. Ai nuk di gjë çfarë ka bërë Thaçi e Vuçiç sepse ai nuk merret me hollësi do thjesht marrëveshjen. Për mua janë të rëndësishme çfarë shkruhet, ndërsa ai do vetëm firma. Po të isha prezent do të krijohej një situatë e pakëndëshme. Do bëja shumë dëm po të shkoja dhe të dilja në mënyrë demonstrative. Më thoshin shko se mbase e bën Thaçi pa ty. Unë kam qënë i bindur se pa mua nuk ka marrëveshje, dhe jam i lumtur për këtë. Nuk do t’i lejojmë që ta bëjnë edhe si qeveri, edhe si opozitë që ta bëjnë këtë gjë. Nuk i lejojnë multimilionerët e pasluftës që të hedhin poshtë gjakun e dëshmorëve. Edhe po u ngjallën dëshmorët nuk ka marrëveshje, e lëre më këta milionerët e pasluftës,”-tha Kurti.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti hashim thaci marrëveshja kosovë-serbi albin kurti hashim thaci marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll