Politike

Gratë me fëmijët jashtë shtëpisë, Rama tregon kërkesën që i erdhi në ‘inbox’: Burg ose gjobë për burrat

20 Prill 2020, 15:10 Nga DOSJA
Gratë me fëmijët jashtë shtëpisë, Rama tregon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë pasditen e sotme për “News24”, ku edhe ka folur lidhur me gjendjen e vendit në një kohë kur po përballet me koronavirusin. 

Rama ka folur edhe për një propozim që i ka ardhur nga një person në ‘inbox’, i cili i ka kërkuar që të marrë një masë të re, që parashikon heqje të përkohëshme të lirisë për burrat që nuk bëjnë punët e shtëpisë. 

“Një gabim kishte në ditën e daljes së nënave me fëmijë. Nuk u vendos një masë gjobe me heqje të përkohshme të lirisë për burrat që nuk bënë punët e shtëpisë kur gratë kishin dalë. Më erdhi kjo kërkesë që burrat të gjobiten apo t’u hiqet liria me kërkesë të grave,“-tha Rama. 

Ditën e djeshmë, deri në orën 11:00 të paraditës të gjitha nënat me fëmijë u lejuan që të dilnin nga shtëpia për të shijuar pak kohë jashtë shtëpisë pas më shumë se një muaji karantinë prej pandemisë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 20 Prill 2020, 14:23

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se sot në mesditë ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa ministra dhe me drejtoren e Tatimeve. Në një lidhje direk...