Politike

Mjekët shqiptarë shkuan në Itali, Yuri Kim: Duhet falenderuar Shqipëria

20 Prill 2020, 16:18 Nga DOSJA
Mjekët shqiptarë shkuan në Itali, Yuri Kim: Duhet falenderuar

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas dërgimit të ekipit të dytë të mjkëve nga Shqipëria në Itali. Në një reagim në mediat sociale, Kim shkruan se për këtë gjest Shqipëria duhet falenderuar.

Ndër të tjera Yuri Kim njofton se edhe NATO po dërgon ndihma në Itali. “Ndërsa Aleatët e NATO-s bashkohen për të luftuar #COVID19, falënderime të veçanta për Shqipërinë për dërgimin e mjekëve në Itali (në 0:38). #WeAreNATO” shkruan ambasadorja e SHBA.

Pas grupit të parë prej 30 mjekësh dhe infermierësh, ky është grupi dytë i përbërë prej 60 infermierësh që do të shërbejnë në veri të Italisë, në zonat më të goditura nga COVID-19. Ata u përcollën sot në Rinas nga Ministrja Manastirliu pasditen e sotme dhe kanë mbërritur në vendin fqinj, ku do të shërbejnë në zonën e veriut të Italisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mjeket shqiptare ne itali yuri kim mjeket shqiptare ne itali yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 20 Prill 2020, 14:23

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se sot në mesditë ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa ministra dhe me drejtoren e Tatimeve. Në një lidhje direk...