Politike

“Të pasurit mezi presin t’u hipin jahteve, por…”, Rama tregon si do zhvillohet turizmi këtë vit: S’kemi buk

20 Prill 2020, 16:42 Nga DOSJA
“Të pasurit mezi presin t’u hipin jahteve, por…”,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “Neës24” tha se nuk ka ende një përgjigje lidhur me turizmin në vend, por hodhi mundësinë se kufijtë mund të mos hapen.

Në fjalën e tij, Rama tha se kjo mund të jetë një gjë e mirë për Shqipërinë pasi në një farë mënyre qytetarët do të jenë të detyruar që t’i shpenzojnë në vendin e tyre paratë e pushimeve.

Pyetje: Përsa i takon turizmit, ka qeveria një plan për këtë sektor?

Rama: Kjo është pyetja më e vështirë, dhe më besoni që është pyetja që unë ja bëj vetes çdo mëngjes. Komunikoj edhe me ministrat e kryeministrat e vendeve të tjera. Me të parë e me të bërë thonë të gjithë. Është një situatë që nuk dihet se si do vijë mbrapa. Ministri i Turizmit po punon me grupin e tij, për të kuptuar se çfarë do ndodhi. Gjëja që duket me e mundshme, gjithmonë nëse do të ketë turizëm, është se ky do të jetë një sezon atipik: turizmi do të jetë i brendshëm. Për Shqipërinë është mirë, se shumë të pasur që mezi presin t’ua hipin jahteve që kanë, që mezi presin të shkojnë në vendet më të shtrenja, do zbulojnë Shqipërinë, bukuritë e vendit, do shpenzojnë një pjesë të parave në vend, do ndihmojë industrinë e turizmit dhe shoqërinë. Ne hyjmë te vendet që ankohemi më shumë se të tjerët që vdesim për bukë, dhe jemi nga ata që harxhojmë më shumë për turizëm jashtë vendit. Kështu që turizmi i brendshëm është më i mundshëm si opsion. Se si do të bëhet nuk e kemi ende të qartë, ndërsa me majin që po afron do të kemi më shumë gjëra të qarta.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 20 Prill 2020, 14:23

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se sot në mesditë ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa ministra dhe me drejtoren e Tatimeve. Në një lidhje direk...