Politike

Amnistia fiskale, Basha: Shashkë e Ramën për të larguar vëmendjen, se qeveria s’ka asnjë plan për përballimin e COVID-

20 Prill 2020, 18:46 Nga DOSJA
Amnistia fiskale, Basha: Shashkë e Ramën për të larguar

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili tregoi detaje për amnistinë fiskale. Në një lidhje direkte me Syri TV, Basha tha se amnistia fiskale, një shashkë për të larguar vëmendjen se qeveria nuk ka as plan, as strategji për përballimin e krizës

“Nuk është asgjë e re, është një ide e vjetër e qarkulluar,  siç kanë qarkulluar dhjetëra gjëra për të hequr vëmendjen nga diçka që shqiptarët po e përjetojnë  ditë për ditë, nga mungesa totale  e çdo ndihme financiare për njerëzit në pamundësi ekonomike, nga pamundësia e bizneseve  për të përfituar ato që përfiton biznesi në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në çdo vend tjetër të rajonit. Pra është një truk për ta zhvendosur vëmendjen nga  braktisja totale që 5 javë pas nisjes së intensifikimit të krizës dhe karantinës dhe bllokimit ekonomik, karakterizon qeverinë e Tiranës që është e fundit në Europë qoftë me ngadalësinë e masave  të shpallura dhe ç’ështe më e rënda në moszbatimin e këtyre masave.

Më herët kreu i qeverisë, Edi Rama njoftoi se në javët e ardhshme do të dërohet në Kuvend amnistia fiskale, që do jetë për të gjithë emigrantët dhe bizneset që nuk kanë deklaruar të ardhurat. Rama tha se nga amnistia nuk do të ëprfitojnë ata që janë subjekt i OFL, gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët.

(A.B. Dosja.al)

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike amnistia fiskale edi rama lulzim basha amnistia fiskale edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll