“Nuk duan të bashkëpunojnë”, PD i përgjigjet Ramës: Ti nuk do që në të denoncojmë vjedhjet dhe korrupsionin
20 Prill 2020, 16:08Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratike, me anë të ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se opozita po vijon me këngën e vjetër dhe gjatë periudhës së pandemisë. Në një reagim në Facebook, Alibeaj shprehet se Rama është ai që nuk e do bashkëpunimin me opozitën dhe kërkon që të mos denoncohet korrupsioni. Më tej ish-deputeti shton se Rama bën korrupsion tani, kur shqiptarët po vuajnë për buken e gojës, kur mjekët përballen të pambrojtur, kur policët duhet të sigurojnë vetë maska e doreza.
“Edi Rama nuk e do bashkepunimin me opoziten. Ai do qe opozita te mos denoncoje korrupsionin qe po ben ai edhe tani, ne kulmin e pandemise me tendera gjoja te klasifikuar si “sekret”. Edi Rama ben korrupsion tani, kur shqiptaret po vuajne per buken e gojes, kur mjeket perballen te pambrojtur, kur policet duhet te sigurojne vete maska e doreza. Pikerisht ne kete situate Rama nuk heq dore nga vjedhja dhe abuzimi.
Ndaj per kete Edi Rames i duhet qe opozita te heshte dhe te mos flase per testimet e munguara, per mjeket e infektuar, per fasonerite qe jane kthyer ne vatra infeksioni, per mungesen e parave qe duhet t’u shperndaheshin qytetareve. Si cdo opozite ne nje vend demokratik, Lulzim Basha deshmoi se interesi i PD ishte jeta dhe shendeti i qytetareve. Edhe pse opozita u perball me sulme te vazhdueshme politike ajo vazhdoi te vere interesin e qytetareve mbi cdo interes partiak”, shkruan demokrati.
Më herët Rama në një intervistë televizive tha se opozita nuk ka reflektuar as gjatë kohës së pandemisë dhe sipas tij po punon kundër qytetarëve dhe po ngjall panik tek ata. Ai shtoi se ka kërkuar disa herë bashkëpunim, por është refuzuar.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI- Ministri i Jashtëm italian Luigi di Maio priti në Romë 60 mjekët dhe infermierët shqiptarë që u nisën sot nga Rinasi për të ndihmuar me koronavirusin. N...
TIRANË- Në 24 mars, qeveria shqiptare me anë të një Akti Normativ, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të faqkeqësisë natyrore, për shkak të situatës së COV...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetes, Jorida Tabaku, ka reaguar pasi Kryeministri Edi Rama, njoftoi se shumë shpejt do të kalohet në Kuvend a...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “News24” ka folur lidhur me memen e publikuar për kryedemokratin Lulzim Basha, ditën e djeshme. Në fja...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot publikisht Ilir Metën për qëndrimin e mbajtur gjatë kohës së pandemisë së COVID-19. Rama në një lidhje dir...
Politike20 Prill 2020, 14:23
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se sot në mesditë ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa ministra dhe me drejtoren e Tatimeve. Në një lidhje direk...
TIRANË– Shqipëria ka nisur ekipin e dytë mjekësor të Italisë, të përbërë nga 60 mjekë dhe infermierë. Të gjithë do të vendosen që të kontribuojnë kundër ko...
ITALI– Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio ka përshëndetur nisjen e ekipit mjekësor shqiptar për të përballuar luftën me koronavirusin. Me anë të një st...
Tiranë- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar së fundmi qeveria ka parashikuar në paketën ekonomike vetëm 1.3% të GDP-se në dispozicion të e...