Politike

Qeveria i kërkon Kuvendit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, diskutohet nesër tek Ligjet

20 Prill 2020, 15:11 Nga DOSJA
Qeveria i kërkon Kuvendit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë

TIRANË- Në 24 mars, qeveria shqiptare me anë të një Akti Normativ, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të faqkeqësisë natyrore, për shkak të situatës së COVID-19. Kur duhen edhe 4 ditë nga mbarimi i afatit 30 ditor, për përfundimin e kësaj gjendjeje në Shqipëri, qeveria do të kërkojë nga Kuvendi një shtyrje dhe me 60 ditë të tjera.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se qeveria ka dërguar në Kuvend kërkesën për shtyrje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor, pra dhe më dy muaj të tjerë. Nëse kjo kërkesë do të diskutohet në Komisionin e Ligjeve dhe pritet që të enjten të miratohet dhe në seancë plenare.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin u miratua në 24 mars dhe me marrjen e këtij vendimi qytetarëve u kufizohen të drejtat e garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjendja e fatekeqesise natyrore masat kunder covid 19 gjendja e fatekeqesise natyrore masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 20 Prill 2020, 14:23

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se sot në mesditë ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa ministra dhe me drejtoren e Tatimeve. Në një lidhje direk...