Politike

Ekipi shqiptar mbërrin në Romë, Di Maio i falenderon ‘alla shqiptarçe’, me dorë në zemër përulet para tyre

20 Prill 2020, 15:27 Nga DOSJA
Ekipi shqiptar mbërrin në Romë, Di Maio i falenderon ‘alla

ITALI- Ministri i Jashtëm italian Luigi di Maio priti në Romë 60 mjekët dhe  infermierët shqiptarë që u nisën sot nga Rinasi për të ndihmuar me koronavirusin. Në momentin që po zbrisnin nga shkallët e avionit, Di Maio u afrua dhe me dorë në zemër falenderoi të gjithë ekipin shqiptar.

Më pas në një fjalë të shkurtër për mediat, Di Maio tha se ndihma e ardhur nga Shqipëria ishte më e madhe se ajo e vendeve të tjerat, duke mos u kursyer në falenderime.

“Ata janë pjesë tjetër e ekipit shqiptar. Falenderoj kryeministrin dhe qeverinë e Shqipërisë, popullin shqiptar për ndihmën konkrete për Italinë në luftën kundër koronavirusit. Do të shpëtojnë jetën e qytetarëve tanë. Infermierët do të vendosen në rajonin e Marche. Jam krenar për ndihmën që po merr Italia. Shqipëria nuk u kursye dhe ka treguar një solidaritet të madh ndaj nesh. Ndihma që na ka ardhur nga Shqipëria ka qënë më e madhe se ajo e vendeve të tjera. Shpresojmë që të fitojmë,”-tha Di Maio.

Sot Shqipëria ka nisur ekipin e dytë me mjekë dhe infermierë drejt Italisë për t’i ndihmuar me koronavirusin. Të gjithë do të vendosen që të punojnë në spitalet e Romës, ndërsa ekipi i parë do të rikthehet në atdhe. Gjesti është mirëpritur nga Italia, ndërkohë që nuk kanë munguar as falenderimet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne itali luigi di maio koronavirusi ne itali luigi di maio

Sondazh

Poll

Politike 20 Prill 2020, 14:23

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se sot në mesditë ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa ministra dhe me drejtoren e Tatimeve. Në një lidhje direk...