Bota

Rritet bilanci në Holandë/ 760 të infektuar dhe 67 te vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve

20 Prill 2020, 18:13 Nga DOSJA
Rritet bilanci në Holandë/ 760 të infektuar dhe 67 te vdekur nga

HOLANDË- Holanda është një tjetër shtet europian, që ka regjistruar një numër të lartë viktimash dhe të infektuar nga COVID-19. Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se gjatë 24- orëve kanë humur jetën 67 perosna dhe numri total i viktimave në vend ka shkuar në 3751.

Ndërkohë gjatë këtyre orëve janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 750 persona dhe numri i rasteve me koronavirus ka shkuar në 33 405. Mediat kanë berë më dije se deri më tani janë shëruar 250, ndërsa në gjendje kritike për jetën ndodhen 1,158 pacientë.

167,929 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,443,200 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 41.316 viktima dhe janë të infektuar 770,076 të tjerë. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Vendi i parë në Europë për numrin e viktimave është Italia, ku kanë humbur jetën 24.114 persona. Ndërsa në Spanjë deri më tani kanë humbur jetën 20.852 qytetarë.

Burimi: Worldmeters

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne holande koronavirusi ne holande

Sondazh

Poll

Bota 20 Prill 2020, 16:48

BRITANI E MADHE- Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur në Britani, ku edhe ka ngjallur zemërim pasi, një letër me një mesazh fyes për mjekët britanikë u gjet në dr...