Bota

“Krime, drogë dhe prostitucion.” Bangkoku tjetër mes skamjes, shinat e trenit kthehen në kënde lojërash për fëmijët

20 Prill 2020, 17:03 Nga DOSJA
“Krime, drogë dhe prostitucion.” Bangkoku tjetër mes

TAJLANDË– Fotografët kudo në botë gjejnë mënyrat e tyre të të treguarit çdo cep të globit përmes fotografive. Herë me peisazhe të bukura,  foto të mrekullive apo personazheve shumë të bukur, por së fundmi  fotografi britanik Sam Gregg, ka realizuar foto të veçanta brenda lagjeve më të varfra të Bangkokut, në Tajlandë.

Ai i ka realizuar këto foto të dhimbshme në dy lagje, Klong dhe Toey, në të cilën jetojnë më shumë se 100 mijë njerëz.

Përms  këtyre fotove tregohet realiteti i jetës në këto vende, ku fëmijët luajnë në shinat hekurudhore, në mungesë të këndeve të lojërave, por nuk mungojnë as prostitutat që gjenden kudo nëpër rrugë.

“Duke jetuar pranë popullsisë së varfër vendase, fillova të zhytem në komunitetin e tyre. E filloja ditën time duke shëtitur nëpër qytet. Ajo që më goditi menjëherë ishte paradoksi i pabesueshëm i lagjeve Klong Toey. Kishte një ekuilibër të pakëndshëm, midis humorit e sharmit të banorëve dhe çështjes së krimit e dhunës që e rrethonte jetën e tyre çdo ditë.”- ka thënë fotografi.

Shihet që syrit të fotografit nuk i ka shpëtuar dhe jeta kriminale e kësaj zone, e shoqëruar me drogë dhe trazira.

Burimi: internewscast

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bangkok bangkok

Sondazh

Poll

Bota 20 Prill 2020, 16:48

BRITANI E MADHE- Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur në Britani, ku edhe ka ngjallur zemërim pasi, një letër me një mesazh fyes për mjekët britanikë u gjet në dr...