Bota

COVID-19/ Studiuesit në SHBA dhe Indi publikojnë zbulimin: Virusi strehohet në testikujt, kjo është arsyeja pse më shumë

20 Prill 2020, 17:52 Nga DOSJA
COVID-19/ Studiuesit në SHBA dhe Indi publikojnë zbulimin: Virusi

NEW YORK – Pse koronavirusi  vret më shumë burra sesa gra është një nga misteret në këtë pandemi. Mirëpo një studim  kryer në SHBA nga Sistemi Shëndetësor Montefiore dhe Kolegji i Mjekësisë Albert Einstein, në bashkëpunim me Spitalin e Sëmundjeve Infektive Kasturba në Mumbai në Indi, ka dalë në një përfundim. Sipas tyre vdekja ndodh më shumë te burrat dhe për këtë e kanë fajin testikujt.

Sipas studiuesve, gjendrat seksuale mashkullore përbëjnë një lloj “fortese”, në të cilin virusi strehohet kur sulmohet. Një fortesë që nuk ekziston tek gratë, pasi vezoret ndryshe nga testikujt nuk kanë proteinën ACE2, receptorin me të cilin lidhet covid-19 për të pushtuar qelizat njerëzore.

Hulumtimi u krye nga katër studiues, profesori i biologjisë molekulare Amit Verma, profesori i biologjisë Ulrich Steidl, onkologu Aditi Shastri dhe nëna e tij, Jayanthi Shastri, mikrobiologe në Indi. Të katër botuan esenë e tyre në MedRxiv , një sit në të cilin shkencëtarët kanë shkëmbyer informacione dhe të dhëna për koronavirus javët e fundit, megjithëse ato nuk janë kontrolluar nga burime autonome.

“Studimet e kryera në të gjithë botën kanë treguar në mënyrë të përsëritur një incidencë më të lartë dhe një ashpërsi më të rëndë të sëmundjes tek burrat sesa tek gratë”.- kanë thënë ata.

Në të vërtetë, nëse infeksioni ndodh me të njëjtën normë midis grave dhe burrave, megjithatë është konfirmuar se si në Kinë, në Korenë e Jugut dhe në Itali, në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe në Shtetet e Bashkuara, burrat përfaqësojnë një numër më të madh të vdekjeve. Ndërsa në Në New York nuk ka ndodhur e njëjta gjë pasi 62 % ka qenë vdejet e grave dhe 32% vdekjet e burrave.

Kishte teori se burrat janë më shpesh duhanpirës dhe kanë presion më të lartë të gjakut, ose se sistemi imunitar femëror reagon menjëherë me forcë më të madhe se ai mashkull.
Shpjegimi i katër studiuesve amerikanë dhe indianë, tregon përsëri me prova të mëdha edhe nga Los Angeles Times, se  virusi hyn në trupin e burrave edhe përmes testikujve, ku do të mbetej më i mbrojtur nga reagimi i sistemit imunitar. Dhe falë këtij “fortesë”, covid-19 do të jetë në gjendje të rezistojë më gjatë tek burrat, duke vrarë më shumë sesa gratë.

Nëse teoria do të konfirmohej nga studime të mëtejshme, një faktor tjetër shqetësues do të pasonte, domethënë që covid-19 transmetohet edhe seksualisht: “Duhet të merret në konsideratë që virusi mund të sekretohet në lëngun seminal”,-paralajmëron profesor Aditi Shastri.

Burimi: ilmessaggero.it

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota burrat vdesin nga covid-19 koronavirusi ne bote koronavirusi ne new york burrat vdesin nga covid-19 koronavirusi ne bote koronavirusi ne new york

Sondazh

Poll

Bota 20 Prill 2020, 16:48

BRITANI E MADHE- Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur në Britani, ku edhe ka ngjallur zemërim pasi, një letër me një mesazh fyes për mjekët britanikë u gjet në dr...