Bota

Arrihet marrëveshja, Kosova fiton pavarësinë energjitike nga rrjeti i Serbisë

20 Prill 2020, 18:10 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja, Kosova fiton pavarësinë energjitike nga

KOSOVË- Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, ka nënshkruar sot një marrrëveshjem që i jep mundësi Kosovës që të jetë e pavarur nga Serbia për rrjetin energjitik. Lajmi është bërë publik nga Rozeta Hajdari, e cila shkruan se sot ka përfunduar marrëveshja dhe është fituar pavarësia energjitike.

Sot më 20 prill 2020, në ora 17:00, ka përfunduar procesi i votimit për Marrëveshjen e Re të Kyçjes KOSTT- ENTSO –E. Marrëveshja e Re është miratuar nga RGCE (Grupi Regjional i Evropës Kontinentale). Me votimin e sotëm dhe nënshkrimin që do të pasojë, të Marrëveshjes së Re të Kycjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, KOSTT dhe Republika e Kosovës fitojnë pavarësinë energjetike, për të cilën është punuar disa vite me radhë. Me këtë rast falënderojmë Gjermaninë me partnerët, SHBA dhe vendet tjera MIKE. Njëherit përgëzojmë KOSTT për këtë arritje të jashtëzakonshme! Urime Kosovë në këtë kohë të vështirë me Pandeminë COVID -19 por me SUKSESE HISTORIKE!”, shkruan Hajdari.

Pas këtij njoftimi ka ardhur dhe një reagim nga kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, i cili shkruan se  tani nuk ka më asnjë arsye që të mos funskionojë rrjeti 400 kV me Shqipërisë dhe Kosovës.

Kosova sot fitojë pavarësinë energjitike nga rrjeti i Serbisë. Nuk ka më asnjë arsye për të mos e funksionalizuar linjën energjitike 400kV mes Kosovës dhe Shqipërisë, projekt i financuar nga qeveria gjermane. Urime kombit shqiptar!”, shkruan Abazi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni boiken abazi kosova fiton pavaresine energjitike marreveshja energjitike boiken abazi kosova fiton pavaresine energjitike marreveshja energjitike

Sondazh

Poll

Bota 20 Prill 2020, 16:48

BRITANI E MADHE- Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur në Britani, ku edhe ka ngjallur zemërim pasi, një letër me një mesazh fyes për mjekët britanikë u gjet në dr...