Politike

Këshilltari i Tony Blair i thur lavde Ramës, Campbell: I preferuari im, lajme të mëdha… (FOTO)

25 Mars 2019, 10:36 Nga DOSJA
Këshilltari i Tony Blair i thur lavde Ramës, Campbell: I preferuari

TIRANË– Alastair Campbell është personi që e ka organizuar Kongresin e Partisë Socialiste që u mbajt më datë 23 mars. Këtë gjë e ka zbuluar vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka ripostuar në Twitter, statusin e Campbell, i cili shprehet mjaft i entuziasmuar për organizimin e këtij kongresi.

Lajme të tjera të mëdha, një nga të preferuarit e mi, Edi Rama, kryministri dhe kryetari i Partisë Socialiste në një konferencë të hapur. E gjitha e punuar sipas Neë Labour. Mënyra për të fituar,”- shkruan ndër rreshta Alastair Campbell, i cili njihet si këshilltari i Tony Blair, ish-kryeministrit britanik.

Campbell njihet gjithashtu si një nga personat që i ka thurur lavde Kryeministrit Rama, në disa media evropiane. Këshilltari Alastair e përfshiu kryeministrin Edi Rama në librin e tij me titull “Fituesit, si arrijnë ata suksesin”, ku i dedikoi një artikull me 14 faqe me titull  “Loja në grup e Edi Ramës”. Campbell e përshkruan Ramën si liderin ndoshta më të gjatë në botë, 1 metër e 98 centimetra dhe si kryeministri i vetëm që ka përfaqësuar vendin edhe në sport.  Qeveria shqiptare ka patur shërbimet e këshillimit të ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair dhe ish menaxherit të marrëdhënieve publike të tij, Alistair Campbell.

Partia Socialiste mbajti Kongresin në datë 23 mars, ku gjatë punimeve konfirmoi Veliaj dhe 4 kryebashkiakë të tjerë mes tyre: Dritan Leli, Majlinda Bufi, Sotiraq Filo, Armando Subashi. Për herë të parë u prezantuan kandidaturat e Gledjan Llatjas në Elbasan, dhe Pjerin Ndreut në Lezhë. Pezull mbeti figura e Vangjush Dakos si kryebashkiak i Durrësit. (Lexo këtu) 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama keshilltari i tony blair kongresi i ps tony blair edi rama keshilltari i tony blair kongresi i ps tony blair

Sondazh

Poll