Politike

Vetting-u në Polici, Pjerin Ndreu: Të lehtësohen procedurat, garda të përjashtohet nga procesi

25 Mars 2019, 10:41 Nga DOSJA
Vetting-u në Polici, Pjerin Ndreu: Të lehtësohen procedurat,

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, deputeti socialist Pjerin Ndreu, tashmë kandidat për bashkinë e Lezhës tha se në radhët e uniformave blu ka ankth dhe presion për procesin e Vettingut në Polici.  Ndreu tha se duhet të lehtësohen procedurat, dhe se garda duhet duhet të përjashtohet nga ky filtër.

“Unë jam pro që të këtë një lehtësim të procedurave, duke parë që ka patur një presion dhe një ankth në strukturat e policisë. Kostoja financiare është e pamotivuar. Unë mendoj se garda duhet të përjashtohet nga vettingu. Grada ka një rol të shërbimeve statike, kryesisht. Në eksperiencat që kam, Garda nuk ka qenë problematike”, tha Ndreu.

Pjerin Ndreu është një nga kandidatët e PS në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 për Bashkinë e Lezhës. Procesi i Vettingut në Polici u lançua si nismë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Me largimin e Xhafajt, ministri i ri, Sandër Lleshaj propozoi një sërë ndryshimesh, përfshirë këtu edhe strukturën e SHÇBA. Janë agjentët e shërbimit të brendshëm që do e bëjnë të parët Vettingun e më pas do të ndihmojnë për të kaluar në filtër 12 mijë uniformat blu. Në total, procesi i Vettingut do të kushtojë rreth 3 milionë dollarë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir xhafaj pjerin ndreu sander lleshaj vettingu ne polici fatmir xhafaj pjerin ndreu sander lleshaj vettingu ne polici

Sondazh

Poll