Aktualitet

Ekipi mjekësor shqiptar në Itali, ambasadori Soreca: Një tjetër gjest i shkëlqyer solidariteti

20 Prill 2020, 14:47 Nga DOSJA
Ekipi mjekësor shqiptar në Itali, ambasadori Soreca: Një

SHQIPËRI– Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka përshëndetur gjestin e Shqipërisë për të dërguar sërish një tjetër ekip shëndetësor në Itali.

Me anë të një statusi në Twitter, italiani Soreca shkruan se solidariteti është një vlerë e Bashkimit Europian. 

“Një tjetër gjest i shkëlqyer solidariteti nga Shqipëria. Sot 60 infermierë shqiptarë fluturuan në Itali për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër COVID-19. Solidariteti është në zemër të vlerave të Bashkimit Europian. Faleminderit shumë Shqipëri!,”-shkruan Soreca.

Sot Shqipëria ka nisur ekipin e dytë me mjekë dhe infermierë drejt Italisë për t’i ndihmuar me koronavirusin. Të gjithë do të vendosen që të punojnë në spitalet e Romës, ndërsa ekipi i parë do të rikthehet në atdhe. Gjesti është mirëpritur nga Italia, ndërkohë që nuk kanë munguar as falenderimet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali koronavirusi ne itali luigi soreca itali koronavirusi ne itali luigi soreca

Sondazh

Poll