Aktualitet

Fluturimet për riatdhesimet, Aviacioni Civil publikon datat dhe oraret: Nesër vijnë shqiptarë nga Gjermania

20 Prill 2020, 12:20 Nga DOSJA

TIRANË– Aviacioni Civil ka publikuar kalendarin me datat dhe orët e fluturimeve për shqiptarët që presin të riatdhesohen nga Italia. Në foton e publikuar shihet që pritet të realizohen edhe gjashtë fluturime të tjera, përveç atyre që janë realizuar deri më datën e sotme, 20 prill.

Sipas kalendarit të publikuar, ditën e sotme pritet të kryhen edhe dy fluturime tw tjera, Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Ndërkohë, në datën 21 prill do të jenë fluturimet Tiranë-Frankfurt dhe Frankfurt-Tiranë, në datën 22 prill do të jetë fluturimi Tiranë-Londër dhe Londër-Tiranë dhe në datën ndërsa në datën 23 prill do të jetë fluturimi Tiranë-Paris dhe Paris-Tiranë.

Shiko kalendarin:

98 persona kanë mbërritur mesditën e sotme nga Bari në Rinas. Ky është avioni i parë që ka mbërritur në Shqipëri, ndërkohë që pasditen e sotme, priten edhe 132 shqiptarë të tjerë, për të ardhur nga Roma.

134 shqiptarë u riatdhesuan një ditë më parë, ndërsa para dy ditë më parë u riatdhesuan 155 shqiptarë, 110 nga Roma dhe 45 nga Stambolli, që më pas u dërguan në disa hotele në Durrës ku edhe duhet që të karantinohen për 14 ditë. 

Tw gjithw tw ardhurit do të duhet të qëndrojnë në një dhomë hoteli për 14 ditë, ku do të paguajnë 7 euro për ushqimin, ndërsa akomodimin e kanë të paguar nga qeveria. Shqiptarët kanë paguar edhe biletën e avionit gjithashtu. Ndërkohë do të shqyrtohen edhe destinacione të tjera nga ku do të vijnë kërkesa nga shqiptarët e mbetur jashtë.

Si do të bëhet aplikimi:

Fillimisht çdo emigrant që dëshiron të kthehet në atdhe duhet të rezervojë për 14 ditë hotelin në Shqipëri dhe pagesën e ushqimit do ta kryejë vetë. Pasi është bërë rezervimi i hotelit, qytetari do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e “Air Albania” ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes. Personat që do të aplikojnë sot, do të vijnë të shtunën në atdhe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aviacioni civil operacioni i riatdhesimit aviacioni civil operacioni i riatdhesimit

Sondazh

Poll