Aktualitet

“Vjedhje e hapur, do i drejtohem Prokurorisë”/ Qytetari denoncon: Fatura e OSHEE-së në erdhi 34 mijë lekë, ndërkohë q

20 Prill 2020, 12:10 Nga DOSJA
“Vjedhje e hapur, do i drejtohem Prokurorisë”/ Qytetari

Tiranë- Një qytetar ka denoncuar tek JOQ, se për muajin mars fatura e energjisë elektrike i ka ardhur 30 mijë e 40 lekë, ndërkohë që nuk ka harxhuar asnjë kilovat, pasi biznesni i tij është mbyllur. Qytetari shprehet se kjo është një vjedhje e hapur dhe se do i drejtohet Prokurorisë.

Denoncimi tek JOQ: 

“Pershendetje JOQ. Vjedhje haptas me 0 kwh te faturohesh 30 mije e 40 lek te vjetra kur këto duhet te vendosin vetem 340 lek te vjerta dhe shkon per t’u ankuar dhe te thone qe do kombesohen por kurre skanë me u kombesu se seri do eci sahati dhe do faturohemi. Eshte e muajt mars, dhe sot mora faturen te ketij viti. Jan referuar duke pare marsin e 2018 dhe 2019 dhe kanë faturur kete muaj nderkohë që biznesi ka qene i mbyllur ja dhe kilovatet qe jane faturuar pa ec fare. Vjedhje hapturazi s’di dhe ku te ankohesh por do i drejtohem prokurorise. Flm”

Fatura e energjisë

Pak ditë më parë OSHEE njofoi se gjatë periudhës së pandemisë, abonentët familjarë dhe bizneset do të faturohen afrofe për energjinë elektrike.Sipas OSHEE-së qytetarët do të paguajnë për muajin mars, aq sa kanë paguar marsin e vitit të kaluar dhe në muajt e ardhshëm do të bëhet zbritja ose shtimi i parave. Nga kjo skemë përjashtohen klientët që kanë faturim 0 kilovat në 3 muajt e fundit e më parë apo që kanë depozituar ankesa për faturimin gjatë të njëjtës periudhë të vitit të shkuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i qytetarit për oshee fatura e energjisë elektrike denoncimi i qytetarit për oshee fatura e energjisë elektrike

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2020, 09:43

Shqipëri-Inva Mula dhe Elhaida Dani iu përcjellin një mesazh të gjithë shqiptarëve, të cilët po përballen me një periudhë të pazakontë të izolimit total, për sh...