Aktualitet

“Të përgjigjet një më një”, Mesila Doda: Të bashkohemi me SHBA-në e Gjermaninë e të kërkojnë dëmshpërblim nga K

20 Prill 2020, 13:53 Nga DOSJA
“Të përgjigjet një më një”, Mesila Doda:

TIRANË- Mesila Doda, në një reagim në mediat sociale ërkon që shtetet në të gjithë botën t’i bashkohen nismës së SHBA dhe Gjermanisë për të kërkuar dëmshpërblim nga Kina për COVID-19. Doda shkruan se virusi ka dalë nga laboratori në Kinë dhe ka shkaktuar mjerim e qindra mijëra vdekje, prandaj sipas saj ky vend duhet të mbajë përgjegjësi.  Më tej politikania shprehet se kjo është botë globale e nëse nuk respekton rregullat e civilizimit ku jeton duhet të përgjigjesh një me një për pasojat.

“Shqiperia dhe gjithe vendet e rajonit duhet ti bashkohen inisiatives se USA dhe Gjermanise per te kerkuar demshperblimin nga qeveria kineze. Nje bote e tere ne vuajtje e mjerim, qindra mijra vdekje dhe askush nuk ka pergjegjesi??? E nxoren nga laboratori dhe mbajne pergjegjesi, e sollen nga konsumimi i kafsheve qe nuk jane per ushqim e prape mbajne pergjegjesi… kjo eshte bote globale e nese nuk respekton rregullat e civilizimit ku jeton duhet te pergjigjesh nje me nje per pasojat.

Historia nuk mbaron ketu, perzune gazetaret, fshehen numrat e viktimave dhe vazhduan te qarkullojne miliona njerez ne bote derisa e gjithe bota u kthye ne nje spital te madh e ne kufijte e mjerimit dhe urise per miliona te tjere, nderkohe qe vete vazhdojne spekulojne ne tregje e blejne prona e pasurojne ekonomine e tyre. Aksion internacional i drejtesise per pagesat e te gjitha demshperblimeve… kjo eshte urgjente sapo te kaloje vala e pare e goditjes”, shkruan politikania.

Ditët e fundit Gjermania dhe SHBA fajësojnë Kinën për përhapjen e koronavirusit dhe kërkojnë prej saj dëmshpërblim për të gjithë pasojat që ka sjell në ekonomi dhe në humbjen e jetëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mesila doda perhapja e covid 19 mesila doda perhapja e covid 19

Sondazh

Poll