Aktualitet

Ambasada e SHBA njoftim për të gjithë amerikanët që jetojnë në Shqipëri: Ka dhe një avion në 25 prill për t’u largu

20 Prill 2020, 13:59 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA njoftim për të gjithë amerikanët që

TIRANË– Ambaasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim me rëndësi për të gjithë shtetasit amerikan që jetojnë në Shqipëri. Në një postim në mediat sociale, ambasada shkruan se  në 25 prill në orën 12:00 do të ketë një fluturim nga Tirana në Frankfurt dhe të gjithë shtetasit amerikanë të kontaktojnë nëse duan të largohen nga Shqipëria.

?? | Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi një fluturim nga Tirana për në Frankfurt, i cili niset të shtunën, 25 prill, në orën 12:00. Nëse jeni qytetar amerikan ose resident ligjor i përhershëm dhe jeni të interesuar të merrni më shumë informacion mbi këtë fluturim, ju lutem të nisni menjëherë një email në [email protected] Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/3bnUXTJ”, shkruan ambasada e SHBA.

Udhëtimet në të gjithë botën janë anuluar për shkak të COVID-19 dhe mijëra qytetarë janë mbllokuar në vende të tjera. Ambasada e SHBA dhe në fushatën e parë të fluturimeve u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të kontaktonin nëse donin të largoheshin nga vendi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba masat kunder covid 19 ambasada e shba masat kunder covid 19

Sondazh

Poll