Aktualitet

Gazetarët aplikojnë për pagë lufte, kreu i UGSH: Shumë televizione kanë shkurtuar stafin, nuk janë as rrogat

20 Prill 2020, 13:39 Nga DOSJA
Gazetarët aplikojnë për pagë lufte, kreu i UGSH: Shumë

TIRANË- Kreu i Unionit të Gazetarëve. Aleksadnër Çipa ka treguar se 20 gazetarë kanë aplikuar për pagë lufte, pasi janë pushuar nga puna gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19. Në një intervistë për Top Channel, Çipa është shprehur se situata në media është e keqe, pasi ka shkurtime të stafeve dhe ulje të pagave.

Nga informacionet që kemi, 40% e stafeve janë shkurtuar. Në nivele të larta të drejtuesve ka reduktim të pagave. Gazeta Shqiptare ka reduktim të pagave të drejtuesve të saj, News 24, EuroNews, ka dhe shkurtime, Vizion Plus po ashtu dhe vonesa të pagave.

Po ashtu një pjesë e e kontratave do mbahen të ngrira dhe nuk dihet se kur do vijojë normaliteti. Mësohet se 1600 punonjës të emisioneve, nuk po lëvrohen pagat e këtij muaji. Janë 20 kolegë dhe kanë bërë aplikimin e pagës së luftës”, tha ndër të tjera Çipa.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander cipa unioni i gazetareve shqiptare aleksander cipa unioni i gazetareve shqiptare

Sondazh

Poll