Bota

‘Zhgënjim’ Hetimi i Mueller/ Presidenti Trump thirrje hetuesve të FBI-së: Miqtë e mi u dënuan padrejtësisht

20 Prill 2020, 09:21 Nga DOSJA
‘Zhgënjim’ Hetimi i Mueller/ Presidenti Trump thirrje hetuesve

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë ditën e djeshme se  nuk ka thënë nëse do të falë disa ish-bashkëpunëtorë që u dënuan pasi u akuzuan gjatë hetimit të Mueller, përfshirë ish-kryetarin e fushatës Paul Manafort dhe Roger Stone.

Kur Trump u pyet nga gazetarët për faljet ai u përgjigj: Do ta zbuloni.

Gjithashtu Trump kritikoi ashpër zyrtarët e FBI për mënyrën se si ata e drejtuan hetimin, në lidhje me qeverine ruse, nëse është përpjekur të ndërhynte në zgjedhjet e vitit 2016.

Presidenti i bëri thirrje zyrtarëve të FBI-së të përfshirë në hetimin e Rusisë se për të janë thjeshtë  “zhgënjim njerëzor” në konferencë, sepse ai beson se jeta e disa miqve dhe kolegëve të tij u shkatërruan në mënyrë të panevojshme për shkak të hetimit.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë, në një përmbledhje të gjerë të fillimit të hetimit të kësaj çështje kundër zbulimit të FBI në Rusi,  treguan se hetimi ishte hapur siç duhet, por që FBI kishte bërë gabime serioze në vëzhgimet e saj mbi bashkëpunëtorët politikë të Trump.

Hetimi i Mueller, pas dy vitesh në mbledhjen e fakteve, dokumentoi disa kontakte midis bashkëpunëtorëve të fushatës Trump dhe rusëve, pasi fushata po kërkonte të përfitonte në zgjedhjet amerikane, si dhe disa përpjekje të Presidentit për të penguar hetimin.

Manafort u dënua për mashtrim bankar dhe tatimor dhe u bë pjesë e krimeve të huaja të lidhura me lobimin. Trump tha se Stone, i cili u dënua për gënjeshtra në Kongres në lidhje me përpjekjet e tij gjatë fushatës 2016, “u trajtua padrejtësisht”.

Ai gjithashtu tha se “libri i zi” i Manafort që dokumenton pagesa nga ukrainasit ishte “një mashtrim”.

Në fund Trump ngriti çështjen e ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare Michael Flynn , i cili shpall fajtor për të gënjyer hetuesit gjatë hetimit në Rusi. Trump e quajti hetimin e FBI si një “turp”, duke përmendur historinë e tij të gjatë të shërbimit ushtarak për vendin.

Flynn pranoi fajësinë në vitin 2017 se gënjeu FBI-në në lidhje me bisedat e tij me ambasadorin e atëhershëm rus në SHBA. Dënimi i tij u anulua në shkurt pasi ai kërkoi të tërheqë deklaratën që e bëri të shpallet fajtor.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump raporti i mueller per rusine shba donald trump raporti i mueller per rusine shba

Sondazh

Poll