Bota

Dy motra vdesin gjatë pandemive të ndryshme, e para humbi jetën nga gripi spanjoll, e dyta u shua nga COVID-19

20 Prill 2020, 08:56 Nga DOSJA
Dy motra vdesin gjatë pandemive të ndryshme, e para humbi jetën

SHBA- Ndodhe edhe kjo! Dy motra kanë vdekur nga dy pandemi të ndryshme. Fox News raporton se së fundmi ka humbur jetën nga koronavirusi në një spital në Teksas, Selma Esther Ryan. Mësohet se 96-vjeçaja humbi jetën në sapo festoi ditëlindjen e saj të 96-të. Por, në vitin 1918 humbi jetën nga gripi spanjoll motra e saj më e madhe Esther, të cilën 96-vjeçarja nuk e takoi kurrë. Kjo e fundit humbi jetën në moshën 5-vjeçare.  Pra dy motra u shuan në kohë pandemie.

Gripi spanjoll

Shekullin e kaluar nga gripi spanjoll u infektuan 500 milion njerëz, ose një e treta e popullsisë së botës. Të paktën 50 milion njerëz vdiqën në të gjithë botën nga virusi dhew në SHBA u shënuan  675,000 viktima.

COVID-19

COVID-19 është përhapur masivisht në SHBA, pasi deri më tani janë shënuar 40,565 viktima dhe janë të infektuar 764,265 të tjerë. Ndërkohë në botë kanë humbur jetën 165,074 persona dhe akuzlisht janë të infekuar 2,407,467 qytetarë.

Burimi: Fox news

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll