Aktualitet

PS i përdori foton e të birit në miting, Pesha ankohet tek Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve: Jam ndier shumë i revoltu

25 Mars 2019, 13:16 Nga DOSJA

TIRANË- Një ditë pasi paralajmëroi se do të ndiqte rrugën ligjore për përdorimin e imazhit të djalit të tij të mitur, aktivisti Besjan Pesha i ka dërguar një letër Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Në një postim në Facebook, Pesha ka publikuar letrën e plotë të dërguar titullarit të këtij institucioni ku i kërkon që të merrem mesa për këtë veprim që ka bërë Partia Socialsite e Shqipërisë dhe gjatë mitingut të mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”.

“Jam ndier shumë i revoltuar dhe i fyer që foto e tim biri, pa asnjë lloj autorizimi nga unë apo ime shoqe, përfundon në ekrane gjigande në sheshin “Nënë Tereza”, si edhe për rrjedhojë në të gjitha mediat audiovizive shqiptare, rrjetin social Facebook si pjesë e albumit të publikuar nga Kryeministri Edi Rama, apo portalet e ndryshme të cilat kanë pasqyruar këtë aktivitet të Partisë Socialiste”, shkruan më tej Pesha.

LETRA E PLOTË

Hapi i parë, letër Agjensisë për Mbrojtjen e Fëmijëve.

*******************************************************************

E nderuar Zonja Tandili,

Para dy ditësh, subjekti “Partia Socialiste” mbajti në sheshin “Nënë Tereza” një tubim elektoral me emërtimin “Bashkia që duam” qëllimi I të cilit ishte, sipas fjalimeve publike të drejtuesve të subjektit, celja e fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës.

Për qëllimin e takimit subjekti kishte vendosur në qendër të sheshit një ekran led, 15mx5m dhe rreth 6 ekrane të tjera 5mx3m, ku shfaqeshin materiale propagandistike foto dhe video si edhe folësat gjatë tubimit. Gjithashtu ky tubim u pasqyrua live nga pothuajse të gjitha mediat audiovizive në vend.

Me habinë më të madhe konstatova se në një nga fotot e përdorura në sfond ishte edhe im bir, Daris Pesha, 8 vjeç. Linkun mund ta gjeni këtu:

https://www.facebook.com/…/ms.c.eJxtkzF…/10156549973771523/…

Im bir është djali me xhaketë blu që mban një fidan në dorë.

Jam ndier shumë I revoltuar dhe I fyer që foto e tim biri, pa asnjë lloj autorizimi nga unë apo ime shoqe, përfundon në ekrane gjigande në sheshin “Nënë Tereza”, si edhe për rrjedhojë në të gjitha mediat audiovizive shqiptare, rrjetin social Facebook si pjesë e albumit të publikuar nga Kryeministri Edi Rama, apo portalet e ndryshme të cilat kanë pasqyruar këtë aktivitet të Partisë Socialiste.

E nderuar Zonja Tandili,

Institucioni që ju drejtoni ngarkohet nga ana e Ligjit Nr. 18/2017 “PËR TË DREJTAT DHE MBROJTJEN E FËMIJËS” që të garantojë zbatimin e këtij ligji.

Në nenin 17 të tij, Liria e jetës private, ky ligj e ndalon përdorimin e paautorizuar të imazhit të fëmijëve dhe ju ngarkon ju me përgjegjësinë për të ndëshkuar subjektet abuzuese.

Më konkretisht neni 17 thotë:

Sic edhe ju e konstatoni rasti në fjalë nuk lë hapësira për interpretim të ligjit. Subjekti “Partia Socialiste” I ka shkelur të gjitha pikat e nenit 17 duke përdorur në mënyrë abuzive imazhin e tim biri për qëllime përfitimi elektoral.

Ky ligj është vetëm një nga shkeljet e ligjit që subjekti ka kryer, por duke qenë se autoriteti juaj kufizohet vetëm në zbatimin e këtij ligji po ju drejtohem vetëm për sa më sipër, për të tjerat do ti drejtohem Gjykatës.

Zonja Tandili,

Unë pres që brenda një afati të shkurtër, agjensia juaj të zbatojë ligjin nr. 18/2017 dhe të marrë masat ndëshkimore sipas nenit 69, masë me gjobë ndaj subjektit “Partia Socialiste”.

Ky ndëshkim, edhe pse simbolik, do të ishte një sinjal pozitiv ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë se ligji dhe jo partia e sundon vendin.

Do të ishte sa zhgënjyese edhe thyerje e ligjit nëse ju nuk reagoni dhe nuk merrni asnjë masë.

Me synim transparencën si edhe duke qenë se kjo çështje ka ngjallur interes publik, kjo letër do të bëhet publike ashtu sic do të bëhet publik edhe reagimi juaj,

Në pritje të vendimarrjes tuaj,

Me respekt,

Besjan Pesha

Ps: Kjo leter ju eshte nisur edhe zyrtarisht ne protokoll.

Të shtunën në Tiranë, Partia Socialiste zhvilloi një miting në kuadër të Bashksië që Duam, dhe gjatë kohës që fliste Rama në ekranet pas tij shfaqeshin foto të ndryshme. Një prej fotove që u shfaq dhe djali Besjan Peshës, Daris Pesha.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besjan pesha mitingu i ps ne tirane perdorimi i fotos se djalit te peshes besjan pesha mitingu i ps ne tirane perdorimi i fotos se djalit te peshes

Sondazh

Poll