Aktualitet

Rebani Jaupi në krye të Policisë së Tiranës, valë ndryshimesh, ikin drejtuesit e komisariateve 3 dhe 6

25 Mars 2019, 12:40 Nga DOSJA
Rebani Jaupi në krye të Policisë së Tiranës, valë

TIRANË–Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit. Ditën e sotme është emëruar drejtori i ri i Policisë së Tiranës, Rebani Janupi. Me marrjen e detyrës, Jaupi ka firmosur ndryshimet në radhët e Policisë në Tiranë.

Jaupi ka ndryshuar drejtuesit e Komisariateve, nr 3 dhe nr 6 në kryeqytet. Kështu, shef i Komisariatit nr 6 është emëruar Robert Losha, ndërsa shefi i 6-tës ka kaluar tek komisariati nr.3, Ardit Elmazi.

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu emëroi sot Rebani Jaupin si kreun e policisë së Tiranës.

Dosja.al mëson se Jaupi do të zëvendësojë në këtë post, Kastriot Skënderin, i cili u shkarkua pak javë më parë pas përplasjes mes përmbarimit dhe banorëve të banesës, pranë shkollës “Petro Nini”.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se sjellja e policisë tregoi paaftësinë e Skënderajt në këtë detyrë.  Skënderi e mbante këtë post që nga shkurti i vitit 2018, dhe deri në emërimin e Jubanit, drejtor i komanduar ishte Dhimitraq Ziu. Ndërkohë që Kastriot Skënderi pas shkarkimit u emërua këshilltar i Drejtorit të Policisë së Shbtetit.

Kush është Rebani Jaupaj

Rebani Jaupi ka mbajtur disa pozicione në Policinë e Shtetit dhe ka një një karrierë 20-vjeçare, gjatë të cilës ka kryer edhe funksione të tjera në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.

Ai u komandua në postin e kreut të Policisë së Shtetit në janar të 2018-ës kur u largua nga detyra Haki Çako, ndërsa në vitin 2015, Jaupi u emërua zv/drejtori i ri i Policisë Shtetit me urdhër të ish-ministrit të punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri.

Njëkohësisht Rebani Jaupi mori edhe gradën policore “Drejtues i Lartë”.

Përpara se të bëhej zv/ drejtori i Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP.

(f.m.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu kastriot skenderi policia e tiranes rebani jaupi ardi veliu kastriot skenderi policia e tiranes rebani jaupi

Sondazh

Poll