Aktualitet

Vrasja me 20 plumba i “Nardit të Bujtinave”, në pranga 3 persona, në kërkim ekzekutori (Emrat)

25 Mars 2019, 12:45 Nga DOSJA
Vrasja me 20 plumba i “Nardit të Bujtinave”, në pranga 3

SHKODER-Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç të dy banues në lagjen “Skënderbeg” dhe Alfred Martini 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, janë tre bashkëpunëtorët në vrasjen e biznesmenit në Shkodër, Ferdinand Polia. (Lexo këtu) Policia e Shkodrës njofton se këta 3 persona bashkë me N.P, vranë biznesmenin Polia. Policia njofton se vrasja është kryer nga një 27-vjeçar N.P., që ndodhej mbi motor, udhëzimet të cilit i janë dhënë nga një makinë që është sekuestruar sot nga policia. Të katërtë morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Ferdinand Polia në vendin e quajtur Ura e Mesit në dalje të Shkodrës. Ekzekutori ndodhej mbi motor, ndërsa bashkëpunëtorë i jepnin udhëzime për vrasjen nga makina. Autori e ndoqi, e vrau, dogji motorin dhe më pas u largua me mjetin e tyre. Sekuestrohen 7 telefona e 17 fishekë, bashkë me automjetin e përdorur në këtë vrasje.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së shtetasit N. P., më datë 20.03.2019.
Finalizohet operacioni “Step By Step”.
Në pranga tre bashkëpuntorët kryesorë të autorit të dyshuar të vrasjes.
Shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Gjatë paradites së sotme, pas një pune të mirëorganizuar nga ana e D.V.P. Shkodër, në bashkëpunim me forcat Operacionale të D.P.P. Shtetit Tiranë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë finalizimi i operacionit “Step By Step” në lidhje me vrasjen e shtetasit N. P., ndodhur më datë 20.03.2019.
Në këtë kuadër u bë ndalimi i shtetasve
– G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Bashkia Shkodër.
– K. T., 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.
– A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. S., 27 vjeç dhe po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.
Pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.
Pas një pune intensive, ndjekjeje me metodat speciale të hetimit, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.
Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur sekuestrimi i automjetit i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorrit dhe largimin bashkë me ekzekutorin.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme
Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe mbi motivin e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78-25 e 278 të Kodit Penal.

Më 20 mars 2019, u ekzekutua me breshëri plumbash, 35-vjeçari Ferdinand Polia, i njohur ndryshe si “Nardi i Bujtinave”. Biznesmeni i njohur në Shkodër si pronar i disa bujtinave turistike në Theth u vra në makinën e tij tip fuoristradë teksa ndodhej bashkë me një tjetër person.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand polia vrasja ne shkoder vritet nardi i bujtinave ferdinand polia vrasja ne shkoder vritet nardi i bujtinave

Sondazh

Poll