Aktualitet

Një tjetër punonjës fasonerie i infektuar në Krujë, dyshohet se janë prekur edhe kolegët e tij

20 Prill 2020, 08:23 Nga DOSJA
Një tjetër punonjës fasonerie i infektuar në Krujë,

Krujë- Rritet numri i të infektuarve në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është konfirmuar një tjetër rast pozitiv me koronavirus në një fasoneri të Krujës. Mësohet se i infektuari punonte në një fasoneri me rreth 30 punëtorë dhe ka qenë në punë deri më datë 8 prill, pasi që prej kësaj dite fasoneria është mbyllur. Dyshohet se janë prekur edhe punonjës të tjerë, kolegë të tij.

 

Numri i total i të infektuarve në Krujë ka shkuar në 19 dhe shumica e tyre janë punonjës fasonerie.

Në vendin tonë janë në totaj janë infektuar 562 persona dhe janë shënuar 26 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 314 të tjerë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 14 raste të reja me COVID-19,  pas testimit të 231 persona të dyshuar. Harta është zgjeruar me 7 raste të reja në Krujë, 5 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.  Aktualisht 34 pacientë po marrin mjekim në spitale.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll