Aktualitet

Rama jep njoftimin e rëndësishëm: Si mund të dilni nga shtëpia për arsye shëndetësore, mund të përdorni edhe makinë (

20 Prill 2020, 08:01 Nga DOSJA
Rama jep njoftimin e rëndësishëm: Si mund të dilni nga

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga sot çdo qytetar mund të aplikojë për leje-dalje për arsye shëndetësore. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri sqaron se qytetarët duhet të aplikojnë fillimisht tek portali e-albania. Ai shprehet më tej se pasi dalin nga shtëpia qytetarët duhet të kenë me vete një dokument mjekësor për vizitën dhe mund t’i shoqërojë edhe një person. Kreu i qeverisë ka deklaruar se lëvizja mund të bëhet edhe me makina, por qytetarët duhet të deklarojnë targën teksa bëjnë aplikimin në faqen e-Albania. Ai ka nënëvizuar se do të ndëshkohen ata që lëvizin pa lejen e dhënë nga  e-Albania dhe ata nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore.

Reagimi: 

Edi Rama: ? NGA SOT NË www.e-albania.al EDHE LEJE – DALJET PËR ARSYE SHËNDETËSORE?

?KUJDES! QYTETARI DUHET TË KETË ME VETE NJË DOKUMENT MJEKËSOR PËR VIZITËN!

? QYTETARIN MUND TA SHOQËROJË VETËM NJË PERSON TJETËR!

? AUTORIZIMI VLEN VETËM PËR RRUGËN SHTËPI-QENDËR SHËNDETËSORE-SHTËPI

? NDIQNI PROCEDURËN E THJESHTË NË E-ALBANIA ?

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania

– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”
-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;
-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij. Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal. Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania ? Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll