Aktualitet

I dënuar me 12 vite burg për drogë, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë (Emri)

20 Prill 2020, 06:53 Nga DOSJA
I dënuar me 12 vite burg për drogë, arrestohet 43-vjeçari

VLORË– Një 43-vjeçar i identifikuar si Gladiol Metushaj është vënë në pranga, pasi prej pesë vitesh kërkohet nga drejtësia shqiptare. Sipas njoftimit zyrtar, Metushaj, banues në Sarandë, është vënë në pranga në kuadër të operacionit “Kanina”.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim të formës së prerë, e ka dënuar 43-vjeçarin me 12 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gloadiol Metushaj është autori i 5-të i ngjarjes së ndodhur më 19 mars të vitit 2015, në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, ku u kap një sasi lënde narkotike 30 kg, e llojit çokollatë, ngjarje për të cilën u kapën dhe arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë. 

Njoftimi i policisë Vlorë

Finalizohet operacioni i koduar “Kanina”. Vihet në pranga i kërkuari, i dënuar me 12 vite burg, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, krahas angazhimit maskimal për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën intensive për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe personave në kërkim. Seksioni i Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e narkotikëve pranë DVP Vlorë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kanina”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar, Gladiol Metushaj, 43 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim të formës së prerë, e ka dënuar me 12 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 43-vjeçari është autori i 5-të i ngjarjes së ndodhur më 19 mars të vitit 2015, në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, ku u kap një sasi lënde narkotike 30 kg, e llojit çokollatë, ngjarje për të cilën u kapën dhe arrestuan në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gladiol metushaj vlore arrestohet gladiol metushaj vlore

Sondazh

Poll