Aktualitet

“Do fle sa në një krevat në tjetrin”, pagoi dhomë treshe se teket kishin mbaruar, nëna nga Burreli lëshon perlën

20 Prill 2020, 07:51 Nga DOSJA
“Do fle sa në një krevat në tjetrin”, pagoi

TIRANË– Një gjyshe nga Burreli është kthyer në Shqipëri me anë të proçesit të riatdhesimit. Në videon e publikuar nga Report Tv, e pyetur nga gazetari Arsen Rusta për rezervimin që kishte bërë gjyshja tha se në mungesë të një dhome teke, ka rezervuar një treshe, por që s’ka ndërmend ta ndajë me njeri.

Erdhëm shëndoshë, kam shkruar me 29 shkurt dhe u ktheva sot. Preva biletë me 14, por u djeg, preu goca një biletë tjetër, shkova atje s’kisha shkuar ndonjëherë, nuk shkoj më. Jam fry, të rrish atje mbyll. Jam nga Burreli! Në aeroplan, nga 3 ishim në avion. Ishim ngjitur aq fortë, nga 3 veta në sedilje. Kam prerë një biletë treshe, nuk fle me njëri, një natë do fle në një krevat, në një krevat tjetër,”– tha nëna.

Gjyshja nga Burreli ishte pjesë e 134 shqiptarëve që u ratdhesuan një ditë më parë.

Dy ditë më parë u riatdhesuan 155 shqiptarë, 110 nga Roma dhe 45 nga Stambolli, që më pas u dërguan në disa hotele në Durrës ku edhe duhet që të karantinohen për 14 ditë. 155 shqiptarët do të duhet të qëndrojnë në një dhomë hoteli për 14 ditë, ku do të paguajnë 7 euro për ushqimin, ndërsa akomodimin e kanë të paguar nga qeveria. Shqiptarët kanë paguar edhe biletën e avionit gjithashtu. Me planin e parë janë riatdhesuar 1379 shqiptarë të bllokuar në Europë.

Ndërkohë që pas udhëtimit të djeshëm, do të shqyrtohen edhe destinacione të tjera nga ku do të vijnë kërkesa nga shqiptarët e mbetur jashtë. Pas Italisë dhe Turqisë, po planifikohen udhëtime edhe nga Gjermania e Franca.

Si do të bëhet aplikimi:

Fillimisht çdo emigrant që dëshiron të kthehet në atdhe duhet të rezervojë për 14 ditë hotelin në Shqipëri dhe pagesën e ushqimit do ta kryejë vetë. Pasi është bërë rezervimi i hotelit, qytetari do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e “Air Albania” ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes. Personat që do të aplikojnë sot, do të vijnë të shtunën në atdhe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyshja nga burreli operacioni i riatdhesimit gjyshja nga burreli operacioni i riatdhesimit

Sondazh

Poll