Aktualitet

“Nuk ka këmbë njeriu, asnjë nuk afrohet nga sëmundja”/ Tregtarët e Medresesë të dëshpëruar: Është rrëmujë e mad

20 Prill 2020, 07:40 Nga DOSJA
“Nuk ka këmbë njeriu, asnjë nuk afrohet nga

Tiranë-Ditën e sotme shumë tregtarë të tregut të Medresesë në Tiranë kanë nisur punën, pas publikimit të masave lehtësuese nga qeveria për COVID-19.  Por, tregtarët janë të paqartë për kushtet që ka vendosur shteti, për hapjen e tyre. Po kështu, ka dhe nga ata që nuk e dinë nëse aktiviteti i tyre është i lejuar.

“Jemi 5 anëtarë në familje, e kam marrë pagën e luftës, por nuk mjafton, sa mbulojmë dot me atë. Është e mira që të hapet për të gjithë se kujt do ti shes unë. E kam hapur dyqanin sa për ajrosje, ça të bëjmë, nuk e dimë se është rrëmujë e madhe, a lejohet a jo, nuk na ka thënë gjë asnjë njeri, aq sa dëgjova në televizor”, shprehet qytetari për Fax News.

Ndërsa një tregtar rrobash shprehet: “Nuk na afrohet njeri nga sëmundja, nga kolera, malli i dimrit m’u dog, nuk ka këmbë njeriu. Kam shumë shpenzime“, është shprehur një tjetër. Lidhur me vendimin e qeverisë për shtyrjen e pagesës së qerave,  ata shprehen se nuk ndryshon asgjë sa kohë që vlera do të paguhet në muajt e ardhshëm, po nga vetë ata.

Ditën e sotme janë hapur një sërë biznesesh, të cilët ishin mbyllur për shkak të pandemisë. Në këtë listë, përveç ndërmarrjeve prodhuese janë hapur edhe aktivitetet tregtare. Disa nga bizneset që janë hapur sot: ndërmarrjet që merren me instalime elektrike, hidraulike, dhe disa specialitete të tjera të ndërtimit, dyqanet e shitjes së luleve, byrektoret, fast-food, kancelaritë, kioskat ku lejohet shitja e gazetave.  Gjithashtu, pjesë e listës së bizneseve që janë hapur janë edhe tregjet me shumicë dhe pakicë të mallrave elektronikë, elektroshtëpiakeve, ushqimorë, e bujqësorë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 tregtarët e medresesë plani i masave per covid-19 tregtarët e medresesë

Sondazh

Poll