Aktualitet

Gjatë orëve të fundit asnjë urgjencë në spitalet COVID, pacientja e parë që u nxorr nga intubimi drejt shërimit, kush d

20 Prill 2020, 07:55 Nga DOSJA
Gjatë orëve të fundit asnjë urgjencë në spitalet

Tiranë- Gjatë orëve të fundit në spitalin Infektiv dhe tek spitali “Shefqet Ndroqi” nuk ka mbërritur asnjë urgjencë me të infektuar apo me pacientë që dyshohen se mund të jenë prekur me COVID-19.

Aktualisht në spitalin “Shfeqet Ndoqi” 4 pacientë janë të intubuar, kurse pacientja tjetër, e cila u nxorr nga intubimi është drejt përmirësimit. Kjo e fundit po mbahet në terapi intensive dhe pritet të kalojë në pavion, pasi ka pasur shumë përmirësime.  Po ashtu sot është lajmëruar se fillojnë analizat seriologjike dhe mësohet se të parët që do i kryejnë janë personeli shëndetësor dhe policët.

Shqipëria vijon luftën me COVID-19. Në vendin tonë janë të infektuar  562 persona dhe janë shënuar 26 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 314 të tjerë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 14 raste të reja me COVID-19,  pas testimit të 231 persona të dyshuar. Harta është zgjeruar me 7 raste të reja në Krujë, 5 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.  Aktualisht 34 pacientë po marrin mjekim në spitale.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll