Aktualitet

COVID-19/ Bizneset që hapen sot, por me protokoll sigurie, qytetarët mund të lëvizin edhe me makina (MASAT LEHTËSUESE)

20 Prill 2020, 06:42 Nga DOSJA
COVID-19/ Bizneset që hapen sot, por me protokoll sigurie, qytetarët

Shqipëri- Shqiptarët vijojnë të jenë të izoluar në banesat e tyre.  Orari i lejuar për të bërë pazar është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 të pasdites. Qytetarët mund të dalin të bëjnë pazar për vetëm 90 minuta në ditë. Ndërkohë  nga sot qytetarët nuk duhet të aplikojnë për leje në Policinë e Shtetit, por tek portali e-Albania. Për ata që duan të shkojnë në punë, lëvizja me makina lejohet në dy fashat e orarit, nga ora 05:00-8:00 të mëngjesit dhe për kthimin nga ora 16:00 deri në 17:30 të padites. Po kështu, në makinë mund të merrni vetëm një koleg të punës, i cili duhet të jetë ulur në sediljen e pasme.

Javën e ardhshme ne do të autorizojmë dhe lëvizjen me automjet për arsye shëndetësore, ama ky autorizim do të mbështet një autorizim mjekësor që ai duhet ta ketë në makinë. Po ashtu do të punojnë krejt lirisht, ata që do të jenë në kategoritë që do jenë të publikuara në faqen e E-Albania.”, deklaroi kryeministri, Edi Rama pak ditë më parë.

Sakaq, ditën e sotme janë hapur një sërë bizneseshtë cilët ishin mbyllur për shkak të pandemisë. Në këtë listë, përveç ndërmarrjeve prodhuese janë hapur edhe aktivitetet tregtare. Disa nga bizneset që janë hapur sot: ndërmarrjet që merren me instalime elektrike, hidraulike, dhe disa specialitete të tjera të ndërtimit, dyqanet e shitjes së luleve, byrektoret, fast-food, kancelaritë, kioskat ku lejohet shitja e gazetave.  Gjithashtu, pjesë e listës së bizneseve që janë hapur janë edhe tregjet me shumicë dhe pakicë të mallrave elektronikë, elektroshtëpiakeve, ushqimorë, e bujqësorë. Çdo biznes që është pjesë e listës do të duhet të jenë pajisur me një leje të marrë në e-albania, dhe duhet të zbatojë me përpikmëri protokollin e sigurisë.

Ndryshimet në Kodin Penal për shkjelësit e karantinës:

Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat.
Gjobë ose deri në 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhrat.
Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin.
Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse.
Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia.
Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll