Sport

As Messi, as Ronaldo, as Neymar; Fernandinho zgjedh një tjetër sulmues si më të vështirin

19 Prill 2020, 17:22 Nga DOSJA
As Messi, as Ronaldo, as Neymar; Fernandinho zgjedh një tjetër sulmues

Kush është sulmuesi më i fortë në botë? Leo Messi, Cristiano Ronaldo, Neymar apo Kylian Mbappe? Sipas njërit prej lojtarëve më të preferuar të Pep Guardiolës, Fernandinho, më i forti është Diego Costa.

“Messi, Cristiano, Neymar dhe Mbappe janë të gjithë shumë të mirë dhe u krijojnë shumë probleme mbrojtësve, por unë kam një emër tjetër. Një nga lojtarët më të vështirë me të cilët jam përballur është Diego Costa, kur ishte te Chelsea. Ishte në formë shumë të mirë”, ka thënë mesfushori brazilian.

Ndoshta nuk e prisnit këtë emër, por askush nuk e mohon forcën dhe karakterin e jashtëzakonshëm që lojtari i Spanjës ka. Sot ai luan tek Atletico Madrid.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diego costa fernandinho rivali diego costa fernandinho rivali

Sondazh

Poll