Sport

Futbollisti i Çelsit ndahet nga gruaja, i dalin mesazhet erotike me një nga punonjëset e klubit

19 Prill 2020, 13:51 Nga DOSJA
Futbollisti i Çelsit ndahet nga gruaja, i dalin mesazhet erotike me

ANGLI- Futbollisti i Chelsea-s, Jorginho Frello, raportohet se ka ‘hedhur në erë’ një romancë katër vjeçare me bashkëshorten e tij, pasi është kapur duke dërguar mesazhe flirtuese me një vajzë që punon në klubin londinez. Ajo quhet Elisa Scalcon, në mesazhet që kanë dërguar me njëri-tjetrin kanë folur për mardhëniet intime.

Mesazhe të tilla erotike ranë edhe në duart e partnerit të Scalcon,Aaron Huges i cili kishte menduar ti propozonte partneres.”Jorginho shkatërroi mardhënien time, nuk mund ta besoj atë që bëri’.Elisa, e cila është gjysmë italiane dhe gjysmë nga Sri Lanka, u takua me futbollistin menjëherë pasi ajo filloi të punojë në klubin e Chelsea.Jorginho ishte bashkuar në vitin 2018 dhe Elisa u kërkua të përkthente për të pasi të dy flisnin italisht.Dyshja u tha se u lidhën ngushtë, me Aaronin (partnerin) i cili shtoi: ‘Ajo filloi të fliste për Jorginhon gjithnjë e më shumë. Fillova të bëhem i dyshimtë.

Kur ajo tha që po shkonte në turneun e klubit në Japoni verën e kaluar, unë i thashë se jam i shqetësuar se sa afër po rrinte me të.’ Aaron tha se ai e pyeti Elisën nëse diçka po ndodhte midis tyre dhe ajo tha jo, megjithatë ai do t’i zbulonte mesazhet disa javë më vonë.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elisa scalcon jorginho frello lojtari i chelsea elisa scalcon jorginho frello lojtari i chelsea

Sondazh

Poll