Sport

Kush tha se Interi kërkon Vidalin? Conte hedh sytë nga mesfushori më i shtrenjtë i Bayernit

19 Prill 2020, 15:31 Nga DOSJA
Kush tha se Interi kërkon Vidalin? Conte hedh sytë nga mesfushori

Nëse mendonit se Interi po e kërkon me ngulm Arturo Vidalin, e keni gabim. Mediat italiane raportojnë se mesfushori i preferuar i trajnerit Antonio Conte është Corentin Tolisso.

Francezi vazhdon të jetë lojtari në hije te Bayern, edhe pse është mesfushori më i shtrenjtë në historinë e klubit bavarez (41.5 mln euro) dhe blerja e dytë më e shtrenjtë pas mbrojtësit Lucas Hernandez.

25-vjeçari kaloi në Bundesligë në vitin 2017 nga Olympique Lyon. Francezi ka edhe dy vite kontratë në Mynih, por trajneri Hansi Flick nuk e preferon si titullar. Interi po nxiton. Ai kushton rreth 30 mln euro.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte inter tolisso conte inter tolisso

Sondazh

Poll