Sport

Shpërthen koronavirusi në Madeira, përhapja është 20 km larg vilës së Cristiano Ronaldos

19 Prill 2020, 14:25 Nga DOSJA
Shpërthen koronavirusi në Madeira, përhapja është 20 km

PORTUGALI- Ndizet alarmi për Cristiano Ronaldon. Ishulli i Madeiras, ku ndodhet aktualisht futbollisti i Juventusit, mund të mos jetë vendi më i sigurt në Portugali për të evituar rreziqet e infektimit me koronavirus.

Sikurse informojnë disa media në Portugali, në vendlindjen e portugezit është zbuluar një vatër e shpërthimit të koronavirusit, ku janë me dhjetëra raste të prekurish në Camera do Lobos, një qytezë në perëndim të kryeqytetit Funchal, ku ndodhet vila e Ronaldos dhe e familjarëve të tij.

Autoritet lokale janë kundërpërgjigur menjëherë, duke lokalizuar vatrën në Camera dos Lobos dhe izoluar rreth 18 mijë banorë, për të kuptuar se nga e ka burimin infeksioni.
Banesa e Cristiano Ronaldos është rreth 20 kilometra larg zonës së kuqe. Gjithsesi, ditët e ardhshme CR7 mund të kthehet në Torino, për të nisur përgatitjet.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo koronavirusi ne portugali cristiano ronaldo koronavirusi ne portugali

Sondazh

Poll