Sport

De Ligt nuk ia del dot te Juventusi, në verë ndërron skuadër sërish

19 Prill 2020, 16:01 Nga DOSJA
De Ligt nuk ia del dot te Juventusi, në verë ndërron skuadër

Matthijs de Ligt pritet të jetë blerja e bujshme e Real Madridit në verë. Sipas gazetës “El Mundo Deportivo”, mbrojtësi i Juventusit nuk ndihet mirë në Torino dhe po vlerëson një ofertë të majme të “Los Blancos”.

Holandezi verën e shkuar u shit për 75 mln euro nga Ajax dhe lajmi mori dhenë, por nuk i përmbushi pritshmëritë në “Juventus Stadium”. Chiellini dhe Bonucci e kanë lënë në hije, edhe pse janë në fundin e karrierës.

Disa gafa të shtatlartit të Holandës, ish-kapiten tek Ajax, kanë bërë që të humbë edhe besimin e trajnerit Sarri. Duket se ky i fundit nuk e ka problem, nëse De Ligt shitet te Real Madridi.

M.P. / Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de ligt merkato real sarri de ligt merkato real sarri

Sondazh

Poll