Sport

Keidi Bare flet nga karantina: Stërvitja vetëm nuk është njësoj, më ka marrë malli për gjyshërit

19 Prill 2020, 16:11 Nga DOSJA
Keidi Bare flet nga karantina: Stërvitja vetëm nuk është

Futbollisti shqiptar i Malagës, Keidi Bare, sot ka dhënë një intervistë në emisionin “E Diell” në Top Channel. Mesfushori kuqezi ka komentuar shkurtimisht gjendjen aktuale në Spanjë në kushtet e koronavirusit.

“Aktualisht po stërvitem në shtëpi. Kam një muaj që punoj individualisht, por nuk është njësoj si në fushë të madhe, me lojtarët e tjerë. Real Sociedadi ishte i vetmi klub që tentoi stërvitje në grup, por nuk u bë e mundur. Kam dëgjuar që individualisht lojtarët mund të shkojnë në qendrën stërvitore pas një jave dhe më pas mund të punojnë në grupe me nga 8 veta”, u shpreh Bare.

I pyetur se kujt do ia dërgonte një puthje nga larg në këto ditë të vështira karantine, lojtari i kombëtares shqiptare tha se i ka marrë malli për gjyshërit në Fier dhe mezi po pret t’i takojë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus keidi bare spanje coronavirus keidi bare spanje

Sondazh

Poll