Sport

“Kam lodhje të tepruar dhe dhimbje të forta në kocka”, presidenti i klubit të Serie A tregon simptomat e Covid-19

19 Prill 2020, 11:43 Nga DOSJA
“Kam lodhje të tepruar dhe dhimbje të forta në

ITALI– Mbetet për t’u parë nëse Cellino kohët e fundit ka pasur kontakte me futbollistët, nëse rezulton diçka e tillë,atëherë do të kishte pasoja edhe për futbollistin e Kombëtares, Emanuele Ndoj.

“Kam qenë në Cagliari për disa ditë, pasi isha karantinuar për tre javë në Brescia. Më pas mora një avion privat për të udhëtuar drejt Sardenjës që të kaloja festën e Pashkëve pranë familjes sime. Pas dy javësh karantinë në shkova në shtëpi për të kryer testet. Këto të fundit treguan se vajza ime dhe unë ishim prekur nga Covid-19, ndërsa djali nuk e kishte marrë atë.

Presidenti i klubit të Ndoj tregon edhe për simptomat e para që ka ndierë pas infektimit me koronavirusin, që ka mbërthyer gjithë botën dhe ka gjunjëzuar ekonomitë më të mëdha të globit.

“Kam lodhje të tepruar dhe dhimbje të forta në kocka. Kam edhe probleme në mëlçi. Sa për futbollin, më duket absurd fakti që ka akoma debate nëse duhet të luhet apo jo”, përfundoi Celino.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 masimo celino presidenti i brescias covid-19 masimo celino presidenti i brescias

Sondazh

Poll