Sport

Dikur bënte namin me Milanin, tani djali i tij luan me Interin. Rrëfehet mamaja e tij: I pëlqen të shënojë shumë gola

19 Prill 2020, 16:32 Nga DOSJA
Dikur bënte namin me Milanin, tani djali i tij luan me Interin.

ITALI- E intervistuar nga SportMediaset, Melissa Satta, prezantuese dhe partnerja e futbollistit Kevin Prince Boateng, foli për periudhën e saj të karantinës, por jo vetëm: “Unë kam qenë gjithmonë shumë sportive, tanikam këtë projekt” Stërvitje me Melisën “dhe e bëj në shtëpi drejtpërdrejt.

Për kë bëj tifo? “Gjithmonë jam shprehur se bëj tifo për Milanin.Kam qenë një vizitore e rregullt në San Siro. Do të më pëlqente një rikthim.” Melissa Satta tregoi edhe një prapaskenë interesante me djalin e vogël Maddox, babai i tij Boateng ishte një nga lojtarët kyç në vitin 2011 kur Milan kurorëzohej kampion i Italisë.

“Tani mund ta zbuloj: Maddox luan për Interin, por kjo është bukuria e sportit. I pëlqen të shënojë gola.” Përfundon prezantuesja simpatike.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kevin prince boateng melissa satta kevin prince boateng melissa satta

Sondazh

Poll