Bota

Nuk ka shpëtim nga Covid-19, 179 pacientë të shëruar rezultojnë sërish pozitivë ndaj koronavirusit

19 Prill 2020, 13:11 Nga DOSJA
Nuk ka shpëtim nga Covid-19, 179 pacientë të shëruar

KORE E JUGUT– Përhapja e koronavirusit ka vrarë me mijëra njerëz kudo në botë, por rreziku më i madh është edhe tek njerëzit që shërohen. Shumë pacientë që janë shëruar totalisht kanë rezultuar sërish të infektuar me Covid-19.

Bëhet fjalë për 16 persona të tjerë në Korenë e Jugut, të cilët pasi ishin shëruar nga koronavirusi, përfunduan edhe periudhën e karantinës, sërish kanë rezultuar pozitiv.

Pra në këtë mënyrë, në Korenë e jugut 179 persona në total kanë rezultuar sërish pozitivë, pasi përfunduan edhe periudhën e karantinës mes 8,042 personave që janë shëruar nga Covid-19 deri tani, deklaroi drejtori i qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Korenë e Jugut, Jung Eun-Kyeong.

Por deri më tani ekspertët ende nuk kanë arritur të kuptojnë se pse këta persona rezultojnë sërish pozitivë. Shumë e ekspertë janë shprehur se nuk ka mundësi që virusi të rikthehet menjëherë pas shërimit.

Ndër të tjera Jung theksoi se një hetim i thelluar epidemiologjik po zhvillohet për të zbuluar shkakun. Shumica e rasteve rezultojnë pozitiv pas një mesatare prej 13 ditësh pas daljes nga izolimi.

Kujtojmë që edhe në Kinë gjatë muajve kur  shpërtheu virusi, u konfirmuan për herë të dytë të infektur ata pacientë që rezultuan të shëruar nga Covid-19, ndërkohë edhe rasti  i Koresë lë të kuptohet se nga ky rrezik janë të kanosur edhe vendet e tjera që janë prekur nga virusi.

Burimi: sciencemag

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne kore te jugut koronavirusi ne kore te jugut

Sondazh

Poll