Bota

“Është e pamundur!” Drejtori i laboratorit në Wuhan hedh poshtë akuzat për përhapjen e koronavirusit

19 Prill 2020, 12:25 Nga DOSJA
“Është e pamundur!” Drejtori i laboratorit në Wuhan

KINË–  Pas përhapjes masive të koronavirusit në mbarë botën shumë shumë vende kanë hedhur akuza mbi Kinën se Covid-19 është krijuar në laboratorin e Ëuhanit.

Për këtë shkak bazuar edhe në qëndrimet e qeverisë kineze, zyrtarët e Partisë Komuniste, drejtori i Laboratorit Kombëtar të Biosigurisë së Ëuhan ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe pretendimet origjiona e shpërthimit të koronavirusit është laboratori,  duke e quajtur atë ‘të pamundur’ dhe duke i etiketuar pretendimet si ‘teori konspirative’.

Përgjigjia e Kinës vjen pasi në Amerikë janë shtuar gjithnjë e më shumë shtohen zërat se virusi mund të ketë rrjedhur nga loboratori qoftë edhe aksidentalisht.

“Nuk ka asnjë mënyrë” që virusi të përhapet nga Instituti i Virologjisë Ëuhan, veçanërisht laboratori i tij P4, i cili trajton viruse të rrezikshme. Nga të kuptuarit tim personal të virologjisë, nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se virusi ka gjurmë me origjinë artificiale ose sintetike. Për më tepër, disa shkencëtarë besojnë se për të sintetizuar një virus kërkon inteligjencë të jashtëzakonshme dhe ngarkesë pune, e cila tejkalon inteligjencën e njerëzve normalë dhe tejkalojnë atë që shoqëria e tanishme njerëzore mund të trajtojë. Prandaj, unë kurrë nuk kam besuar që ne njerëzit tani kemi aftësi në këtë kohë për të sintetizuar një virus të tillë.”– u shpreh Yuan Zhiming.

Ndër të tjera nga stafi i institutit nuk ishte infektuar, dhe se i gjithë instituti po kryen hulumtime në fusha të ndryshme që lidhen me koronavirusin.

Bilanci  i vitkimave i publikuar nga qeveria kineze ka qenë i diskutueshëm që nga fillimi, ndërsa qeveria kineze ka ndryshuar vazhdimisht kriteret për numërimin e të vdekurve në kulmin e shpërthimit.

Burimi: Indiatoday

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll